Ndriçimi nuk vendoset në fund — ai e ndërton atmosferën. NeoLights është përzgjedhja jonë e dritave që i përdorim vërtet në projekte: varëse, aplikë, profile LED dhe drita të integruara në mobilie.
Na thuaj cili të pëlqen dhe në cilin ambient e mendon.
Kemi modelin 3D të secilit — e futim në renderin e hapësirës sate.
E sheh si duket vërtet aty, pastaj vendos. Sjellja dhe montimi përfshihen.
Çdo model vjen me përmasat, burimin e dritës dhe finiturat e disponueshme. Çmimi jepet sipas modelit dhe sasisë.

Për rafte, vitrina dhe kamare — dritë e ngrohtë, e fshehur në mobilie.

Mbi ishull ose tavolinë ngrënieje — trup i hollë metalik, dritë e drejtuar poshtë.

Element qendror për hyrje, shkallë ose dhomë veshjeje.


Dritë e butë anësore për dhoma gjumi, korridore dhe zona leximi.

Ndriçim teknik pa kornizë, i fshehur në tavan ose në mobilie.
Koleksioni po plotësohet me modelet dhe fotot e produkteve. Nëse ke një model në mendje ose një referencë, na e dërgo — e gjejmë dhe ta japim çmimin.
Na thuaj modelin dhe ambientin — ta vendosim në 3D dhe ta japim çmimin me sjellje e montim.
Diskuto projektin