Interiere të plota nga koncepti te dorëzimi final — vila, rezidenca, hoteleri dhe hapësira komerciale. Çdo projekt ndjek të njëjtën logjikë: projektim, zhvillim teknik, prodhim me porosi dhe montim me kontroll.
Portofoli po plotësohet me projektet e realizuara. Fotot, emrat dhe përshkrimet e çdo projekti shtohen së shpejti.
Zgjedhim materiale dhe mekanizma që i qëndrojnë përdorimit të përditshëm — pa e kthyer interierin në katalog markash. Cilësia ndihet te detaji, jo te logoja.

Nga briefi i parë te dorëzimi final — dizajni dhe prodhimi ecin në një linjë të vetme.
Njihemi me hapësirën, ambicien dhe shifrën me të cilën punojmë.
Marrim dimensionet reale dhe kontrollojmë objektin para çdo hapi.
Organizojmë hapësirën, zgjedhim materialet dhe i sheh në 3D para prodhimit.
Prodhohet në atelienë tonë sipas projektit të konfirmuar.
Instalim në objekt me kontroll të detajeve dhe përputhjeve.
Nivelim, rregullim dhe dorëzim — gati për t'u banuar.
Na trego hapësirën dhe fazën ku ndodhesh — kthehemi me një orientim fillestar për zgjidhjen, procesin dhe buxhetin.
Diskuto projektin