Vizatime prodhimi
Marrim projektin tënd dhe e kthejmë në vizatime pune & detajim mobiljesh, gati për punishte.
Interiere premium për vila, rezidenca, hoteleri dhe hapësira komerciale — nga arkitektura e interierit te prodhimi me porosi dhe montimi final.
NEOHOME merr përgjegjësinë për të gjithë ciklin e një interieri — nga koncepti arkitektonik te prodhimi me porosi dhe montimi final. NEO STUDIO projekton hapësirën; NEOHOME e zhvillon teknikisht, e prodhon dhe e monton.
Për klientin mbetet një kompani e vetme dhe një pikë përgjegjësie — nga ideja e parë te dorëzimi final.
NEO STUDIO projekton. NEOHOME zhvillon, prodhon dhe monton. Bashkë, dorëzojnë interiere të plota — pa përkthim mes projektit dhe zbatimit.
Nga vila private te ambiente hoteleri e komerciale — çdo projekt kalon të njëjtin proces: projektim, zhvillim teknik, prodhim me porosi dhe montim.

Rezidenca me fokus te materiali, detaji dhe jetëgjatësia — projektuar e prodhuar si një i tërë.
Shiko projekte
Apartamente dhe banesa të mëdha, me projekt, materiale dhe prodhim të kontrolluar.
Shiko projekte
Apartamente dhe banesa të reja, të mobiluara plotësisht nga projekti te montimi final.
Shiko projekte
Ambiente që mbajnë përdorim intensiv pa humbur elegancën — nga lobi te dhoma.
Shiko projekte
Lokale me identitet të fortë, ku funksioni dhe qëndrueshmëria ecin bashkë me imazhin.
Shiko projekte
Hapësira komerciale ku imazhi i markës dhe funksioni janë njësoj të rëndësishme.
Shiko projekteKe hapësirën, por jo planin. NEO STUDIO + NEOHOME e marrin nga e para: projektim → zhvillim → mobilje → montim.
Nis projektinKe projektin tënd ose të arkitektit. NEOHOME e merr të gatshëm: zhvillim teknik → inxhinieri → prodhim → montim.
Dërgo projektinNEOHOME është partneri yt i prodhimit — jo një nënkontraktor. Projektin tënd e marrim të gatshëm dhe e çojmë nga vizatimet te mobilja e montuar në objekt, me një përgjegjës të vetëm dhe pa surpriza teknike.
Bëhu partner prodhimi
Marrim projektin tënd dhe e kthejmë në vizatime pune & detajim mobiljesh, gati për punishte.
Zhvillim dhe prototipim materialesh e finiturash — mostra fizike para se të fillojë prodhimi.
Prodhim mobiljesh në punishten tonë, sipas projektit, me kontroll cilësie në çdo fazë.
Montim dhe koordinim në kantier — dorëzohet i gatshëm, brenda afatit të rënë dakord.
Nuk komunikojmë me klientin pa ty. Konfidencialitet dhe emri yt në qendër.
Zbatim besnik ndaj vizatimit — toleranca, materiale dhe finitura sipas specifikimit.
Një përgjegjës projekti nga oferta te montimi. Pa zinxhir nënkontraktorësh.
Përshkruaj hapësirën dhe fazën ku ndodhesh — kthehemi me një orientim fillestar për zgjidhjen, procesin dhe buxhetin.
Na vizito në atelie me takim paraprak — shih materialet dhe bisedo me ekipin.
Hap në Google Maps →